Ditën e mërkurë, datë 9.3.2022, ora 12:00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon mbledhjen publike me këtë rend dite:
Shqyrtimi i projektvendimeve:
Projektvendim “Për miratimin e rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Shkodër, qarku Shkodër, në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022 dhe dhënien e mandatit të kryetarit të bashkisë z. Bardh Ali Spahia”;
Projektvendim “Për miratimin e rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Durrës, qarku Durrës, në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022 dhe dhënien e mandatit të kryetarit të bashkisë zj. Emiriana Hiqmet Sako”;
Projektvendim “Për miratimin e rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Lushnjë, qarku Fier, në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022 dhe dhënien e mandatit të kryetarit të bashkisë zj. Eriselda Musa Sefa”;
Projektvendim “Për dhënien e mandatit të kryetarit të bashkisë Dibër, qarku Dibër, z. Rahim Petrit Spahiu, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022;
Projektvendim “Për dhënien e mandatit të kryetarit të bashkisë Vorë, qarku Tiranë, z. Blerim Rustem Shera, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022;
Projektvendim “Për dhënien e mandatit të kryetarit të bashkisë Rrogozhinë, qarku Tiranë, z. Edison Selman Memolla, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022. /Njoftim për mediat i KQZ- së/