Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për nesër në orën 10:00 mbledhjen e parashikuar për këtë të hënë. KQZ u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesat ankimore, mes të cilave edhe të përfaqësuesit të Bindjes Demokratike.
Për shqyrtimin e këtyre kërkesave ankimore u kërkua një kohë e caktuar, deri në 24 orë. Për këtë arsye, KQZ vendosi që të shtyjë mbledhjen, duke vendosur që mbledhja të zhvillohet paraditen e nesërme me po të njëjtin rend dite.