Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkoder: Të dashur të rinj e të reja shkodranë!
Kam kënaqësi të veçantë t’ju njoftoj se për herë të parë Bashkia Shkodër shpall thirrjen për krijimin e Këshillit Vendor Rinor (KVR), si organ këshillimor, që funksionon pranë Kryetarit të Bashkisë.
Detajet për aplikim i gjeni në informacionet e mëposhtme.
Ajo që unë dua të them, është se nevoja që kemi për ta dëgjuar mendimin tuaj e për të mësuar prej jush, është e vërtetë dhe duam shumë të ndërtojmë bashkë një të tashme më të mirë e një të ardhme më shpërblyese për ju në bashkinë tonë, ndaj mirëpresim çdo aplikant, çdo ide, çdo mendim.
Faleminderit paraprakisht!