Mediat lokale në Maqedoni njoftojnë se një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën të enjten në mbrëmje në Reçicë të Vogël të Tetovës. Por, nuk dihen hollësitë dhe motivet e këtij krimi që ka ndodhur në afërsi të selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim. Të plagosurit janë dërguar për trajtim në spitalin e Tetovës dhe në Klinikën universitare të Shkupit.
Policia njofton se ka ndaluar dy persona të dyshuar për sulmin me armë zjarri ndërkohë që është vënë në ndjekje të një makine.
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka dalë edhe zyrtarisht me komunikatë për ngjarjen.
“Sot rreth 18:20 orë është raportuar për të shtëna me armë zjarri në Reçicë e Vogël. Pas daljes në vend janë gjetur gëzhoja dhe gjurmë gjaku. Nga Spitali Klinik i Tetovës, është raportuar se tek ata janë dërguar dy persona që ishin me plagë të qëlluar me armë zjarri, njëri prej të cilavë kishte vdekur. Dy vetë u arrestuan”, thonë për TetovaSot nga Ministria e Brendshme.
Sipas informatave policore janë arrestuar personat me iniciale B.R. nga Kumanova dhe L.B. shtetas i Shqipërisë.
Personi që mbeti i vdekur nga të shtënat është Naip Rexhepi (Bellanoca) nga Kumanova