Moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë këtë të shtunë në Toskana të Italisë.
Në dasmën e çiftit do të marrin pjesë rreth 120 veta, ku ndër ta janë familjarët e tyre, miqtë më të mirë si dhe kolegët e dyshes. Mirëpo mesa duket fituesi i “BBV” Luiz Ejlli nuk do marrë pjesë në këtë ditë kaq të veçantë për Arbanën dhe Eduartin.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në rrjetet sociale. Teksa ka postuar një video në InstaStory, ai tha se me 17 qershor ai do të performojë New York, ndërsa po në këtë datë është edhe dasma e çiftit.
“Me datën 17 qershor do të jem në New York. Mirë u takofshim. Ju puthi shumë të gjithëve”– tha këngëtari.
Mirëpo nuk dihet nëse ka pasur një ‘krisje’ të marrëdhënies së çiftit me Luizi, apo dyshja e kanë ftuar atë por këngëtari është shumë i angazhuar me koncertet muzikore dhe nuk mund të jetë i pranishëm në ditën e tyre më të rëndësishme.
Kujtojmë që Arban dhe Eduarti prej vitesh janë në një lidhje dashurie me njëri-tjetrin, ku nga romanca e tyre ata kanë edhe dy fëmijë, Diellin dhe Zoin, ndërsa moderatorja ka edhe një djalë nga martesa e parë, Joni.