Trajneri i Vllaznise Mirel Josa e ka te qarte se momenti qe po kalon aktualisht skuadra e tij eshte i veshtire pas asaj disfate ne shtepi ndaj Kastriotit, por ka besim se do ia dalin ta kalojne edhe kete ashtu siç ka ndodhur me perpara gjate ketij sezoni.
“Mos harroni se kemi patur momente edhe me te veshtira se ky i krijuar pas humbjes me Kastriotin dhe ketu dua te permend vetem njerin, ate qe u krijua pas kualifikimit shume te veshtire pas 120 minutash loje ne ndeshjen e kupes me Flamurtarin.
Gjetem forca dhe u rikthyem aty ku duhej dhe besoj se keshtu do te ndodhe edhe kete here. Une e kuptoj qe gjendja e disa lojtareve nuk eshte ajo me e mira, plus qe kemi ende probleme qe shqetesojne me demtimet apo dhe formen jo te duhur te lojtareve te caktuar, por te mos harrojme se jemi ne gare ne te dy frontet, si ne kupe ashtu edhe ne kampionat”- eshte shprehur ai.
Nga ana tjeter, i pyetur ne lidhje me kritikat e tifozeve edhe ne adrese te tij, tekniku Josa eshte pergjigjur: “Nuk kam pse t’i marr per keq kritikat e tifozeve, perkundrazi ata me motivojne per te bere sa me mire punen time e per t’i sherbyer skuadres ashtu si duhet.
Te mos harrojme se ne te gjithe ketu nuk jemi per t’i sherbyer vetes tone, por skuadres dhe kur ajo ka rezultate sigurisht qe te gjithe jemi me te kenaqur dhe me te qete. Edhe ndaj Partizanit neser do te mundohemi te bejme me te miren sepse duam te shkojme me tej ne kupe”.