Kroacia ka bërë mrekullinë. Vendi ballkanik ia ka dalë të arrijë në ndeshjen finale të Botërorit. Madje me përmbysje, pasi Anglia shënoi e para golin me anë të Trippier në minutën e 5-të. Mendohej se anglezët do të arrinin në fitore të lehtë, nisur edhe nga loja shumë e mirë në 45- minutat e para, të cilat u mbyllën me triumfin e ishullorëve.
Pjesa e dytë ka qënë më e dobët, por kroatët ia dolën të barazojnë në minutën e 68-të me Perisic. Në barazim 1 – 1 kanë përfunduar 90 minutat dhe u deshën dy shtesa nga 15 minuta. Pjesa e parë e shtesës u mbyll pa gola, ndërsa në minutën 109- Manzukiç i harruar në zonë, shënon një gol të artë duke i dhënë fitoren dhe rezultatin historik për Kroacinë.
Ballkanasit në majën e botës së futbollit, me dëshirën për tu shpallur kampion edhe pse përballë kanë Francën me një titull të fituar.