Spanja është fituesja e Ligës së Kombeve në edicionin e tretë të tij. Iberikët ia dolën të triumfonin vetëm falë penalltive përballë Kroacisë në një ndeshje të barabartë që u zgjidh vetëm nga gjuajtjet nga pika e bardhë.
Sfida ishte shumë e luftuar me të dy skuadrat që sulmonin dhe mbroheshin mirë, duke lënë pak hapësira. Livakoviç nga një anë dhe SImon në anën tjetër u shfaqën në lartësinë e duhur, duke ruajtur të paprekur katërkëndorin në rastet ku u vunë në provë.
Ndaj koha e rregullt e më pas shtesat, nuk sollën gola, duke bërë që pika e bardhë e penaltisë të ishte ajo që do të përcaktonte fituesin. Gabimet e Majer dhe Petkoviç i dorëzuan trofeun spanjollëve, në radhët e të cilëve gaboi vetëm Laport, duke e mbyllur këtë ndeshje me një trofe të rëndësishëm për një brez të ri lojtarësh, ku gjithsesi golin vendimtar e shënoi veterani Karvahal.
KROACI 0-0 SPANJË
PENALLTITË 4-5