Kryetarja e Bashkise Shkoder, Voltana Ademi ndërsa ka komentuar propozimin që do i dërgohet Këshillit të Bashkisë për rritjen e taksës së pastrimit. Sipas Ademit, të gjithë banorët kanë rënë dakort për mirë pastrimin e territorit dhe mos hedhjen e mbetjeve në lumë por në landfild, i cili ka një kosto të caktuar për depozitimin e mbetjeve. Për kryetaren e Bashkisë llogaritja e kostos do të bëhët menjëherë pas konsultimit me sherbimin e pastrimit që njerëzit kërkojnë.
Nqs do të marrë miratimin e Këshillit të Bashkisë Shkoder rreth 450 lekë me shumë do të paguajnë familjet shkodrane për taksen e pastrimit. Gjithçka mësohet se ka ardhur pas rritjes se tarifave nga landfildi Bushat, që nga 463.2 lekë/ton depozitimi, ka rritur tarifën në 1035.6 lekë/ton. /rozafa.tv/