Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka rezultuar pozitive me Covid-19 pas testit- tampon të kryer. Qytetarja e parë e Shkodrës ka marrë përgjigjen zyrtare mëngjesin e sotëm, ndërsa mësohet se ajo është vetizoluar sipas protokollit. Ademi vazhdon punët e përditshme, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm përmes lidhjeve elektronike me stafin e saj në Bashkinë e Shkodrës.
Sipas informacioneve të para, ditën e djeshme (e hënë) kryebashkiakja Ademi ka dyshuar pas disa simptomave dhe ka kryer testin tampon, i cili ditën e sotme ka rezultuar pozitiv. Javën e kaluar, siç është bërë e ditur edhe përmes mediave, Ademi ka qenë në territor në inspektime të ndryshme dhe me shumë mundësi, aty ka marrë edhe infeksionin.