Ndryshim në drejtimin e Ujësjellës- Kanalizime Shkodër. Sipas dy vendimeve të kryebashkiakut Bardh Spahia, në cilësinë e Asamblesë së UKSH sh.a., administratori Mark Molla është liruar nga detyra për shkak të përfundimit të mandatit të tij.
Ndërkohë, është bërë edhe emërimi i administratorit të ri të UKSH sh.a., Arvit Bushati. Bushati vjen në këtë detyrë nga pozicioni i kryetarit të Forumit Rinor të PD- së Shkodër ndërsa më herët ka mbajtur edhe pozicionin e Këshillit të Kabinetin e Kryetarit të Bashkisë Shkodër si dhe inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve.
LEXONI EDHE: DOKUMENTI – Gjykata pezullon vendimin e Bashkisë Shkodër për emërimin e administratorit të ri të UKSH- së…
Bushati, 31 vjeç, është diplomuar për administrim biznes në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.
Mësohet se prej disa javësh, çeshtja e administratorit të UKSH sh.a. ka qenë objekt i gjykatave, të cilat tashmë janë shprehur dhe vendimi është pasuar me ndryshimin e drejtuesit të kësaj ndërmarrje shtetërore, e cila nga qeverisja vendore pritet të kalojë në administrim të asaj qendrore që me VKM ka marrë 51% të aksioneve të UK- ve në 61 bashkitë e vendit.