Shkruan në Facebook Bardh SPAHIA, kryetar i Bashkisë Shkodër: Me Roberto De Bernardi, Përfaqësues i UNICEF në Shqipëri diskutuam mbi mbështetjen dhe fuqizimin e të drejtave të fëmijëve.
Puna që është bërë deri më sot në vendin tonë nga UNICEF, meriton përgëzimet maksimale, prandaj në këtë kuadër ofrova të gjithë mbështetjen time për të vijuar me të tjera projekte që i vijnë në ndihmë mbështetjes dhe fuqizimit të të drejtave të fëmijëve.
I propozova z. De Bernardi që të intensifikojmë përpjekjet tona veçanërisht në zonat periferike, aty ku rreziku që fëmijët të jenë të ekspozuar ndaj fenomeneve negative, dhunës apo krimit janë më të mëdha.
Si mjek vlerësova ngritjen e “One Stop Center” në pediatrinë e Spitalit Rajonal Shkodër, një qendër emergjence që përveç ndihmës që ofron ndaj fëmijëve, është një vlerë e shtuar për punën e Shërbimit social dhe Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve në Bashkinë Shkodër.