Shkruan në Facebook Benet Beci, kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër: Nëse Shkodra ka qenë në zanafillë të qytetërimit shqiptar dhe e rëndësishme në të gjitha kthesat e historisë, ka qenë ashtu për shkak se ka pasur ekonomi të fortë.
Kryefjala për suksesin në Shkodër është ekonomia. Do të punojmë për një ekonomi më të fortë, për më shumë vende pune dhe vende pune më të mira. Vetëm me një ekonomi më të fortë, do të kemi një shoqëri më të begatë, të arsimuar, të kulturuar e të zhvilluar.
Për një ekonomi të forcuar bashkia do të punojë për Investime publike dhe private të shumëfishuara.