“Kryeministër klloun” e ka cilësuar kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi kryeministrin Edi Rama. Ademi e ka bërë këtë përcaktim për shefin e qeverisë, pas një postimi që Rama bëri në Facebook lidhur me përfundimin e asfaltimit të fundit të segmentit të rrugës Shkodër- Velipojë, në pjesën e Bërdicës.
Qytetarja e Parë e Shkodrës, në një publimin në faqen zyrtare në Facebook, evidenton se vonesat në përfundimin e projektit erdhën për faj të Edi Ramës, ndërsa shprehet se rruga nuk plotëson standartin e rrugës turistike.
“Vetëm një kryeministër klloun si Edi Rama mund të jetë krenar me një rrugë gjysmake, burim i vazhdueshëm aksidentesh, si ajo e Velipojës. ?
Është ai i vetmi përgjegjës pse rruga u vonua 2 vjet e gjysëm.
❌ Ndryshoi projektin për rrugën
❌ Vonoi 2 vjet e gjysëm shpronësimin
❌ Zvarriti dosjet në hipotekë
Rruga gjysmake, me të cilën krenohet kllouni Edi Rama nuk plotëson standardin e rrugës turistike!
❌ Nuk zgjidh çështjen e rrugëve dytësore për njerëzit e gjënë e gjallë,
❌ Nuk ka mbikalime- nënkalime dhe kryqëzimet janë një rrezik permanent për udhëtarët në mes të qendrave të banuara!
❌ Ka dëmtuar linjën e ujësjellësit të Trushit, që furnizon gjithë Velipojën.
Faktet e dokumentuara me foto e nxjerrin Edi Ramën një kryeministër që mashtron qytetarët me disa video propagandistike, që nuk kanë lidhje me realitetin.
#25prill ❤️
Asnjë mashtrim nuk e shpëton dot Edi Ramën nga vota popullore! ✌️”, shkruan Ademi në postimin e saj në Facebook, të cilin e ilustron edhe me disa foto, të marrë nga dhjetra kronika televizive të mediave vendore e kombëtare për këtë aks.
Reagimi i kryebashkiakes Ademi erdhi pas një publikimi të kryeministrit Rama në Facebook, i cili publikoi edhe një video nga segmenti i fundit i rrugës Shkodër- Velipojë.
“? Ja ku përfundoi edhe shtrimi i segmentit të mbetur nga rruga e re e Velipojës, ku pritëm një vit e kusur bashkinë e Shkodrës të plotësonte dokumentat e shpronësimeve dhe e hëngra edhe unë baltën ekstra të sharjeve e të akuzave këtu, që “u vodh rruga” meqenëse nuk e mbaronim dot nga halli i Molotanës?
Tani sistemimet e fundit, sinjalistika dhe ta gëzojnë shkodranët këtë rrugë turistike që u erdhi rruga kah s’e pritën, pasi votuan 30 vjet ata që i lanë pa rrugë?
***së shpejti hapim Shëngjin – Velipojën dhe garën ndërkombëtare për Milot – Muriqanin, që e bën Shkodrën pjesë të aksesit në Korridorin Blu✌️”, shkruante kryeministri Rama. /ShkodraWeb Media/