“Kufijtë e Kosovës nuk duhet të preken, janë vendosur si rezultat i luftërave”. Kështu deklaroi nga Vlora kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij.
Pak pas konferencës së presidentit Hashim Thaçi për këtë çështje, Haradinaj tha qëndrimin e tij të prerë, ndërsa shtoi se kufijtë janë vendosur si rezultat i luftërave. Mes të tjerash ai tha se “Hapja e temës së kufijve e pa pranueshme për mua”.
“Për popujt e Ballkanit luftërat kanë qenë tragjike. Kufijtë nuk lëvizen me fjalë”, tha Haradinaj.
Ndërkohë, kreu i shtetit kosovar deklaroi pak më herët se nuk bëhet fjalë për ndryshim kufijsh, por për korrigjim të tyre.