Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një sondazh ku qytetarët kanë votuar për kryeministrin më të mirë që mund të jetë për Shqipërinë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Nga sondazhi lideri demokrat del me një mbështetje 53.2%, dukshëm më sipër se kryeministri aktual Edi Rama që ka 38.7%. Basha falënderon pjesëmarrësit në këtë sondazh duke theksuar se më 25 prill Shqipëria fiton dhe Rama humb.
PUBLIKIMI NGA LULZIM BASHA
Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme. Në 25 prill, Shqipëria fiton dhe Rama humb 🇦🇱✌