Prokurorët francezë kanë kërkuar dënimin me gjashtë muaj burg të ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy. Të martën Sarkozy mohoi akuzat mbi financimet e paligjshme në fushatën e vitit 2012, ku dështoi të rizgjidhej president, duke u shprehur se shpenzimet nuk ishin në përgjegjësinë e tij.
Prokurorët pretendojnë se partia konservatore e Sarkozy shpenzoi gati dyfishin nga 22.5 milionë euro, të lejuara sipas ligjit zgjedhor në Francë. Mandej, Sarkozy kontraktoi një agjenci për Marrëdhëniet me Publikun për të fshehur kostot reale të fushatës.
Kujtojmë që më herët ish-presidenti francez u dënua me tre vite burg. Sipas dënimit Sarkozy do të kryente vetëm një vit të dënimit. Ndërkaq, në kërkesën e fundit të organi i akuzës kërkon që ai të dënohet me gjashtë muaj burg.