Menjëherë sapo Rama njoftoi ndryshime në kabinetin qeveritar, ai është parë të shkojë në ambientet e Presidencës, aty ku Kreu i Shtetit kishte shkuar më herët. Edhe pse një ditë pushimi, mesa duket Bajram Begaj ishte njoftuar për ndryshimet e fundit në qeveri, për të cilët duhet të japë edhe dekretin.
Kreu i qeverisë ka larguar nga ministri i Brendshëm, Taulant Ballën duke i dhënë detyrën e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Ndërkohë për ministër të Brendshëm, Rama ka propozuar Ervin Hoxhën, i cili ka mbajtur edhe postin e Kreut te Inspektoriatit Kombetar te Mbrojtjes se Territorit.
Po ashtu Rama ka ndryshuar edhe ministrin e Financave. Ervin Mete nuk do të mbajë më këtë detyrë, duke ia besuar Petrit Malajt.
Ndërsa postin e ministrit të Mbrojtjes, që e drejtonte Niko Peleshi do ta mbajë Pirro Vëngu. Ndërsa Niko Peleshi do të drejtojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
Pas dorëheqjes të papritur të Lindita Nikollës, Rama propozoi emrin e Elisa Spiropalit si drejtuese e Parlamentit, ndërsa Bledi Çuçi që drejtonte grupin Parlamentar do te jete nenkryetari i Kuvendit, duke zevendesuar Ermonela Felaj.
NDRYSHIMET NE QEVERINE RAMA
Taulant Balla, ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, iken Elisa Spiropali
Iken Taulan Balla nga ministër i Brendshëm, vjen Ervin Hoxha
Iken Ervin Mete nga minister i Financave, vjen Petrit Malaj.
Iken Niko Peleshi nga ministër i Mbrojtjes, vjen Pirro Vëngu