Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e parë pas marrjes së detyrës zyrtarisht nga Presidenti i Ri i Republikës, Bajram Begaj
“Për hajër”, shkruan Rama në një mesazh që e shoqëron me një kolazh fotosh nga ceremonia e betimit të Begaj dhe kalimit të detyrës nga Ilir Meta te ai.
Urimi tingëllon disi i çuditshëm, të paktën po ta lexosh nga Shkodra. “Për hajër” përdoret gjërësisht si urim në një dasëm, për çiftin por edhe të afërmit e tyre kur futesh apo del nga eventi që organizohet me këtë rast.
Ajo që nuk është e qartë, kryeministri Rama e konsideron ceremoninë e ndërrimit të qiramarrësit të Presidencës si dasëm apo po përcjell një mesazh nga të zakonshmit e tij?!