Komisioni parlamentar i ligjeve do shqyrtojë dhe miratojë sot në mesditë raportin për shtatë kandidatët për Kryeprokuror të Përkohshëm të Republikës.
Pas seancave dëgjimore të zhvilluar dy ditë më parë me kandidatët në garë, Ferdinand Elezi, Arta Marku, Besnik Muçi, Arqile Koça, Granit Shahu, Ermira Tafani dhe Artur Selmani, ILDKP ka dorëzuar pranë komisionit paraditen e sotme dokumentacionin e kërkuar sa i takon pasurive të tyre.
Ligjet dio t’i përcjellin Kuvendit një raport të detajuar dhe do jetë vota e ligjvënësve që do zgjedhë pasuesin e Adriatik Llallës të cilit i mbaroi mandati në 7 dhjetor, seancën e të hënës. PD dhe LSI kanë paralajmëruar se nuk do jenë të pranishëm në Kuvend duke e cilësuar zgjedhjen procedurën e zgjedhjes së Kryeprokurorit si pupç kushtetues, ndërsa kanë paralajmëruar për hapa të fortë opozitarë kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.