(foto ilustrim) Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi” në kryeqytet, është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm. Më pas, një mjet i parkuar ka marrë flakë. Sapo ka marrë njoftimin, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Paraprakisht, dyshohej për diçka të qëllimshme. Në një mjet të parkuar është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një sasi të vogël lënde dyshuar plasëse, të vendosur në një automjet në pronësi të shtetasit D.H.. Nga shpërthimi i tritolit janë shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e pasme të mjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.