Në procedurën e zgjedhjes së Kryetarit të Këshillit drejtues të RTSH-së është shkelur neni 95/1 “Zgjedhja e kryetarit te KDRTSH-së” e ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” që thotë:
1. Anëtari i njëmbëdhjetë dhe njëkohësisht Kryetari i KDRTSH-së zgjidhet jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së Anëtarëve të KDRTSH-së…”.
Në rastin e z. Leka Bungo ai është zgjedhur disa muaj para se të zgjidhen 4 anëtarë të KDRTSH-së. Konkretisht Bungo u zgjodh ne fund te shkurtit,kurse 4 anetarët e këshillit u zgjodhën në maj. Kjo shkelje e procedurave ligjore prodhoi një situatë zinxhir shkeljesh.
Bungo erdhi në krye të këshillit në moshën 78 vjeçare,pas një karriere të suksesshme si roje nate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai mbajti peng për 6 muaj zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm,duke lënë institucionin me nëndrejtor dhe duke ushtruar vetë zoti Bungo detyrën si “bashkëdrejtor” i RTSH-së,duke krijuar çiftin butaforik Martin Leka Bungo(me Martinin kanë edhe një lidhje krushqie). /Publikuar në Facebook nga Jetmir SHPUZA, ish- drejtor i Transmetimeve Lokale në RTSH/