Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka qenë sot për të parë nga afër ecurinë e punimeve në rrugën “Sami Repishti”. Është një aks rrugor që lidhet me Unazën Përendimore të Shkodrës dhe një nga zonat ku ndërhyrja ka qënë e domosdoshme. Si në çdo inspektim tjetër, Ademi ka preferuar të takojë banorët, të bashkebisedojë për peërshtypjet e tyre për ecurinë e punimeve por edhe për probleme të ndryshme.
Dy kanë qënë problemet që iu evidentuan Ademit nga banorët. Disa nga ata, i kanë kërkuar kryetares së Bashkisë të mundësojë ndërhyrjen në një segment të rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm. Ndërsa problemi tjetër ishte ai i hapësirave publike. Për temën e parë Ademi ka siguruar banorët që bashkë me rikosntruksionin e plotë të ketij aksi, do të zgjidhet edhe problemi i furnizimiz me ujë për disa familje.
Lidhur me lirimin e hapësirave publike, Qytetarja e Parë e Shkodrës ka thënë se duhen shqyrtuar rast pas rasti dhe me dokumentacion, aty ku është pronë publike dhe nuk ka dokumentacion për pronësi apo ndërtim, do të ndërhyhet. Një nga banorët madje, është shprehur i gatshëm ta shembë vetë ndërtimin për të krijuar një hapësirë, që sipas idesë së kryetares së Bashkisë, mund të jetë i zënë nga një kënd lojrash për femijët e këtij blloku.
Gjatë bashkebisedimit edhe në shtëpinë e mjekes Sabahet Kraja që e ftoi Ademin për një kafe në shtëpinë e saj, kryebashkiakja shtoi se në këtë zënë, në buxhetin e ketij viti janë parashikuar rikonstruksione edhe të disa rrugeve të tjera. Gjithmonë, bëhet fjalë për investime me paratë e grumbulluara nga vete Bashkia Shkodër.