31 korrik eshte dita e fundit kur lideri i opozites eshte “bere i gjalle” me nje postim ne rrjetet sociale. Me 24 korrik, se bashku me bashkeshorten eshte fiksuar ne fotografi teksa shetiste buze detit ne Golem. Keto jane pikat e fundit te kontaktit te Lulzim Bashes me publikun. Qe nga data 31 korrik, Basha nuk eshte me aktiv ne politike. Nuk eshte e qarte nese eshte strategji e tij, por duket ja ka lene te gjithe “piacen politike” rivalit te tij Edi Rama. Ky i fundit, eshte aktiv cdo dite te javes jo vetem ne rrjete sociale, por edhe me media. I vetmi qe vijon te beje opozite, eshte Sali Berisha permes rrjeteve sociale, por edhe ne media te ndryshme.
Natyrisht, eshte e drejta e cdokujt te beje disa dite pushime totalisht “ne hije” mediatike, vetem me familjen e tij. Sidomos pas dy garave, ku njeren e humbi me 22 qershor (me te rendesishmen) dhe te dyten e fitoi me 22 korrik (me pak e rendesishme per demokratet e opoziten, por shume per vete Bashen). Situata aktuale, ajo cfare mund te quhet pa frike rreziku i carjes me te madhe ne PD, nuk do te mundesonte normalisht pushime te qeta apo heshtje te gjate komunikimi. E dime se Basha i zoteron te gjitha urat e komunkimit edhe pa shfrytezuar Facebook apo mediat tradicionale, por demokratet dhe opozitaret presin. Presin te mesojne se cfare do te ndodhe nga java e pare e shtatorit kur do te mblidhet Kuvendi i ri, cilet do te jene titullaret e percaktuar nga Basha per pjesen qe i takon opozites, a do te kete bashkepunim opozitar me LSI-ne, a do te paqtohen te pakenaqurit brenda PD, te cilet per hir te realitetit jane mjaft aktive kunder liderit te PD-se ne keto kohe, cilet do te jene drejtuesit e rinj te strukturave demokrate ne qender?
Qe me ardhjen e tij ne 2013 ne krye te PD-se, Basha u prezantua si nje model ndryshe i lidershipit politik por edhe vete politikeberjes. Por ajo qe i intereson me shume mbi 100 mije antareve te PD e mijera simpatizanteve te saj ne kater anet e vendit, eshte ardhja sa me pare ne pushtet sepse kaluan 4 vite ne opozite. Pergjegjesia e rikthimit ne pushtet, tashme pas 8 viteve, pike se pari eshte e Bashes, te cilit demokratet ja rinovuan mandatin edhe per 4 vite. Nuk duhet harruar qe “modeli Berisha” sidomos i te berit opozite, eshte krejt ndryshe nga ai i demostruar nga Basha. Nga ana tjeter, sidomos ne opozite, demokratet jane te prirur te terhiqen pikerisht nga ai model. Por edhe si figure, edhe si imazh qofte edhe i ngrire ne nje foto Facebook-u, Basha po u mungon demokrateve qe nga 31 korriku. Nderkohe Rama nuk humbet kohe, komunikon, publikon, piketon. Vecse…ne qofte se po punon edhe per Bashen… Shtatori eshte aferm, por mbase para tij mund te mesohet dicka me shume. Deri atehere, mbetet te presim rikthimin e Lulzim Bashes nga pushimet…