Pas 10 viteve mungesë Vllaznia u rikthye në Kupat e Europës dhe madje, duke kaluar turin e parë përballë Shiroki Brijeg. Në fund ta takimit, sponsori Xhaferi ka folur për mediat, duke shprehur gëzimin e tij për kualifkimin në turin e dytë të Conference League. Ai ka thënë se Vllaznia e metiroi kualifikimin dhe se goli i shpejtë në pjesën e dytë rriti shpresat për kualifikim.
Sponsori Xhaferi ka thënë se “oreksi na rritet vazhdimisht” edhe pas kësaj fitoreje dhe kualifikimi. Megjithatë, ka shtuar ai, ndeshjet duhet ti marrim një nga një dhe nuk do të luajmë si inferior me asnjë skuadër por si të barabartë. Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Xhaferi ka zbuluar edhe premion që do të përfitojë për kualifkimin.
“Skuadrës i janë premtuar 50 mijë euro për kualifikimin”, ka folur shkurt Xhaferi. Shifra është e konsiderueshme, sidomos për një ekip shqiptar por nga ana tjetër, është e merituar në çdo qindarkë. Jo vetëm për fitoren dhe kualifkimin por edhe gëzimin e krenarinë që ringjallën tek tifozët shkodranë që treguan se janë të etur për ta mbështetur ekipin e tyre të zemrës. /ShkodraWeb/