Në 4 Korrik do të hyjë në fuqi vendimi i qeverisë i miratuar dy muaj më parë për mospërdorimin e qeseve plastike. Por cilat janë qeset që do të ndalohen dhe cilat jo, pas datës 1 Korrik?
“Kjo qesja këtu që keni sjell mund të përdoret se është e trashë. Ndërsa kjo qese e hollë shkakton vetëm ndotje. Dhe kjo qese duhet të ketë elementin për t’u degraduar 36 muaj nga përdorimi”, thotë zv/ministrja e Mjedisit Ornela Çuçi.
Tregëtarët edhe pse janë pro këtij vendimi, shprehen skeptikë për zbatimin.
“Nuk e dimë ku t’i fusim sallatën e spinaqin”.
“Po, vendim i mirë. Për ne qesja plastike ka kosto”.
Në të gjitha tregjet publike dhe në çdo dyqan lagjeje vijon përdorimi masiv i qeses plastike si ambalazhi i vetëm me të cilin kryhet blerja e produkteve. Por qytetarët shprehen se do rikthehen te çantat prej tekstili.
“Do përdorim çanta prej rrobe si dikur”.
“S’kemi çfarë të bëjmë, do përdorim çanta rrobe. Janë më higjenike”.
Por si do të ndalohen qeset plastike? Qeveria ka vendosur të mos e lërë këtë në dorë të vullnetit të tregtarëve dhe qytetarëve, por ta bllokojë në prodhimin e këtyre ambalazheve. Në vendimin e qeverisë përcaktohet se çdo fabrikë që prodhon dhe tregëton qese të tilla, do të ndëshkohet me gjobë nga 1 milion deri në 15 milionë. Por si do gjendet prodhuesit e tyre?
“Sipas vendimit, çdo qese duhet të jetë e gjurmueshme. Të ketë të gdhendur firmën e prodhimit”. /Klan Plus/