Ashtu si çdo vit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në këtë fillim sezoni ka paralajmëruar se do të fillojë kontrollet në zonat turistike.
Sipas një njoftimi zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, zhvilloi në datë 4 maj, mbledhjen e 15-të të Komitetit të Përmbushjes për miratimin e planit të sezonit turistik për vitin 2018, analizën e pasqyrave financiare të vitit 2017, si dhe masat që do merren për kontrollin e tatimpaguesve.
Plani i masave për këtë sezon turistik do të ketë disa objektiva kryesorë, ndër të cilët: ndërgjegjësimin e subjekteve që operojnë në këtë sektor në lidhje me detyrimet tatimore,
Ofrimin e asistencës së duhur për çdo kërkesë të tyre; ndërgjegjësimin e publikut për të tërhequr në çdo kohë kuponin tatimor, uljen e evazionit fiskal, rritjen e të ardhurave, si krijimin e vendeve të reja të punës.
tatim
Ky plan do të shtrihet në të gjitha zonat e rëndësishme që ofrojnë shërbime turistike në vend, deri në muajin shtator.
Veç të tjerash plani i masave parashikon informimin dhe sensibilizimin e të gjithë tatimpaguesve dhe individëve, për respektimin e legjislacionit tatimor, përmes komunikimit të vazhdueshëm./monitor/