Vetëm disa metra larg urgjencës së QSUT-së ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme një i pastrehë. Bëhet fjalë për 68 vjeçarin Hasan Hykja, cili vuante nga këmba diabetike.
Mësohet se Hykja kishte kërkuar ndihmë për strehim, por nuk e kishin pranuar me pretendimin se në Qendrat Sociale nuk ka kujdes shëndetsor.
Ai është drejtuar drejt urgjencës, ku nuk e kanë e pranuar për rreth 30 minuta dhe nuk ka dal askush që ta ndihmonte. Këmbënguljes së përsëritur të qytetarëve asnjë prej mjekëve nuk i është përgjigjur.
68 vjeçari nuk ka përballuar dot sëmundjen dhe të ftohtin e acartë. I rrethuar nga disa njerëz, qytetarë dhe një polic që nuk kishin se çfarë t’i bënin për ta ndihmuar, burri ka ndërruar jetë në mënyrën më tragjike të mundshme.