Ajo e Kullës së Babelit, është një nga historitë më të famshme të Biblës, e cila është treguar mijëra herë nga prindërit, gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë. Natyra e tij e thjeshtëzuar, kombinon të gjithë elementët thelbësorë të një historie të shkëlqyer.
Ajo përshkruan Zotin, njerëzit, një rrokaqiell gjigant dhe një nga temat më të dashura të njerëzimit, atë të arrogancës. Në kapitull në Librin e Zanafillës, libri i parë i Dhjatës së Vjetër, tregon sesi një popull vendosi të ndërtonte një kullë, e cila do të arrinte deri lart në qiell, ku banojnë Zoti dhe Ushtria e Engjëjve, për t’ju mburrur atyre për veprën e madhe që kishin bërë.
Sigurisht, askush nuk mund të duronte fqinjë të tillë të bezdisshëm, madje as vetë Zoti. Por ai nuk donte të shkatërronte racën njerëzore për këtë shfaqje të arrogancës ndaj tij. Ndaj vendosi t’u punojë njerëzve një rreng të vogël. Sipas Biblës ai “ngatërroi gjuhën e tyre”, ndaj ata nuk do të ishin më në gjendje të kuptonin njëri-tjetrin.
Është një fakt i njohur, që shumë histori të Biblës bazohen mbi ngjarje të vërteta. Ekziston një teori, sipas së cilës që kulla mitike e Babelit, bazohet gjithashtu mbi një godinë reale dhe shumë të madhe të botës antike afër Lindjes së Mesme, e cila në fakt është zbuluar dhe identifikuar nga arkeologët modernë.
Po ku ndodhej saktësisht Kulla e Babelit? Sipas profesorit Jan Gertz “Babel” është fjala ekuivalente në hebraishten e vjetër për termin “Babilon”. Toka e “Shinarit”, e cila përmendet në histori, është identifikuar gjithashtu me Babiloninë e lashtë.
Ajo ndodhej në pjesën juglindore të Mesopotamisë, dhe është pjesë e Iranit dhe Irakut të sotëm. Pra, nëse historia biblike do të ishte e vërtetë, vendndodhja e kullës është diku në qytetin e Babilonisë, mundësisht afër ose brenda mureve të saj. Këto janë të vetmet dy të dhëna, që ofron historia, në lidhje me vendndodhjen e kullës.
Popujt e Mesopotamisë Jugore, ishin pasardhës kulturorë të popullit sumer, që krijoi një nga civilizimet e para të njerëzimit. Kur qytetërimi sumer filloi të binte, pjesa tjetër e mesopotamianëve trashëguan shumë zakone shoqërore dhe fetare dhe njohuri shkencorenga sumerët.
Një nga këto të fundit ishte njohuria për pjekjen e tullave prej balte, në mënyrë që të ndërtoheshin shtëpi, pallate dhe tempuj, një teknikë që përdorej zakonisht midis popujve mesopotamianë. Autori i historisë biblike, e përmend faktin që hebrenjtë nuk përdornin teknika të ngjashme ndërtimi.
Në vend të tullave ata preferonin gurin, si materialin e tyre kryesor të ndërtimit. Duke përmendur këtë teknikë të bërjes së tullave, ne mund të jemi pothuajse të sigurt se njerëzit që e ndërtuan kullën ishin mesopotamianë dhe për shembull jo disa pushtues të huaj, dhe më konkretisht, babilonas pasi ajo ndodhej në Babiloni.
Po pse u ndërtua në fakt kulla? Në tekstin origjinal, thuhet se kullëbn deshin ta ndërtonin njerëzit, dhe jo një mbret, tiran apo perandor. Fjala hebraike e vjetër për “kullë” ishte “migdal”. Ne e dimë se ashtu si shumë popuj të Lindjes së Mesme, izraelitët ndërtonin struktura gjigante, për të adhuruar Zotin e tyre.
Tempulli i Solomonit, ishte një prej tyre. Por ashtu si pjesa tjetër e njerëzve të tij, mbreti Solomon ishte kundër ndërtimit të projekteve të tilla kolosale, qëllimi i të cilave ishte adhurimi i Zotave të rremë. Babilonasit donin të ndërtonin një tempull, maja e të cilit të arrinte deri në qiell.
Tempujt sumerianë dhe babilonas quheshin “Ziggurats”, gjë që do të thotë “kulla që ngrihet në qiell”. Godina i ngjante një piramide të shkallëzuar, të përbërë nga tre deri në shtatë nivele tarracash, të cilat ngjiteshin lart në qiell. Në majën e saj ndodhej tempulli kryesor, ku kryeheshin ceremonitë dhe ritualet fetare.
Si “natyra mëkatare” e ziggurat-it si një vend i adhurimit të kombeve, ashtu edhe ngjashmëria e tij gjuhësore dhe strukturore me përshkrimin biblik të “Kullës së Babelit”, ka bërë që shumica e historianëve të besojnë se “teoria e origjinës tempullare” është në fakt e saktë dhe mund të qëndrojë si një shpjegim i arsyeshëm i origjinës historike të ndërtesës mitike.
Kur po kryenin gërmime në Babiloni nën drejtimin e arkeologut të famshëm Robert Kolduei në vitin 1913, ekspertët zbuluan rrënojat e një tempulli gjigant me emrin ”Etemenanki”, që përkthehet fjalë për fjalë si “Shtëpia e Themelimit të Qiellit dhe Tokës”, një emër që përputhet në mënyrë të përsosur me përshkrimin biblik të Kullës së Babelit.
Ishte mbreti babilonas Nabukodonosori II, ai që urdhëroi ngritjen e Etemenankit. Në dekadat në vijim, janë gjetur një numër burimesh antike që e lidhin më tej Etemenanki me Kullën mitike të Babelit. Sipas njërit prej këtyre burimeve, dhe konkretisht, një pllake prej balte të gjetur në Uruk, tempulli kishte një lartësi 91 metra nga toka me shtatë nivele.
Këto dimensione kolosale, e bënë atë një nga ndërtesat më të larta të antikitetit, dhe një pikë referimi lehtësisht të njohur brenda qytetit! Tempulli i ishte kushtuar Marduk – perëndisë kryesore të babilonasve – diçka që padyshim do të kishte shkaktuar urrejtjen e popujve hebrenj.
Përkushtimi i tempullit ndaj Marduk, një Zot i qiellit që krijoi qiellin dhe tokën sipas mitit të krijimit babilonas, shpjegon origjinën e emrit të tij si “themeli i qiellit dhe tokës”. Ai gjithashtu shpjegon se përse hebrenjtë e urrenin kaq shumë këtë tempull specifik. Për ta, ekzistenca e ndërtesës, ishte një tallje kundër Zotit të vërtetë.