Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë kryer veprimet procedurale dhe në vijim të tyre, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. M., 49 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, të cilët rreth mesnatës, kanë ndërhyrë për ndalimin e muzikës, në lokalin që ky shtetas administronte, në Velipojë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje që gjeneronin muzikën.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Prishtinë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.