Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës u arrestua në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasi N. V., 43 vjeç, banues në fshatin Melgushë, Vau i Dejës.
Ky shtetas ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë së Rendit, të cilët kanë ndëhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit mes 43-vjeçarit dhe një shtetasi tjetër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.