Vllaznia para ndeshjes te se dieles me Kastriotin ne Kamez, duhet te mendoje fillimisht per sfiden e se merkures per kupe me Korabin ne Shkoder. Nje ndeshje qe ne pamje te pare konsiderohet e lehte ngaqe do te luhet ndaj nje skuadre te kategorise se pare, por jo.
Kujtojme qe Korabi ne turin e kaluar eliminoi Tiranen dhe pse jo, do te tentoje te beje te njejten gje edhe me Vllaznine, kuptohet duke shfrytezuar edhe momentin jo te mire qe po kalojne shkodranet.
Korabi tashme drejtohet nga trajneri Agim Canaj, i cili nje vit e ghysem me pare drejtonte kuqeblute dhe i njeh disa prej lojtareve te tyre. Njekohesisht ka shume eksperience ne futbollin shqiptar dhe do te tentoje te gjithe te gjitha menyrat per te shkaktuar nje tjeter surprize.
Dibranet po kalojne nje moment te mire ne kampionat dhe dje munden Burrelin e vendit te pare. Nderkohe, Vllaznia nga ana e saj do te tentoje te kaloje momentin e veshtire ku ndodhet dhe te kualifikohet per ne gjysmefinale te kupes.
Kuptohet qe nuk do ta kete te lehte dhe pse jo do te jete nje sfide edhe trajneresh kjo perballje. Brdariç dhe Canaj do te mundohen te bejne me te miren per skuadrat e tyre dhe ndonese shanset jane ne anen e Vllaznise per te fituar dhe per t’u kualifikuar, ne pamje te pare nuk do ta kete aq te lehte. /ShkodraSport/