Ish-trajneri që shpalli kampion Tiranën, Emanuel Egbo, ishte i ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus” të moderatores, Daljana Sejdia, në “News 24”, teksa u shpreh:
VLLAZNIA – E kam thënë shpesh, Vllaznia më kujton gjithmonë si ka qenë Tirana vjet, kanë të njëjtin oreks dhe harmoni. Kur bën gol Vllaznia duket sikur e gjithë Shkodra futet në fushë për të festuar. Janë në rrugën e duhur dhe janë gati për të fituar kampionatin. Është shumë herët për titullin, ka edhe 23 ndeshje. Duhet të jenë me këmbë në tokë.
TIRANA 12 PIKË LARG KREUT– Tirana edhe vjet vonë ishte, kishte diferencë të konsiderueshme pikësh, por arriti ta fitonte kampionatin.
SITUATA TE TIRANA- Tirana duhet të besojë deri në fund. Nëse luftojnë bashkë dhe të krijojnë harmoninë, çdo gjë është e mundur në futboll. Në qoftë se nuk kanë besim në vetvete, është e vështirë të bëjnë gol. Lojtarë ka, por varet si luajnë dhe si shkon ndeshje.
VIDEO E DITËS