Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e Beratit ka folur për ngjarjen e Xhisielës, duke thënë se s’mund të bëhen diferencime përpara ligjit. Sipas saj, nuk është më i mirë djali i deputetit sesa djali i një fermeri dhe të dy duhet të përballen njolloje para ligjit. Për Kryemadhin nuk duhet të ketë të paprekshëm, vetëm se ke njohje me kryeministrin e vendit.
“Nuk është më i mirë djali i deputeti se djali i një fermeri. Nuk është i pakapshëm ai që ha dhe pi me Edi Ramën, por duhet të jenë të gjithë të barabartë para ligjit. LSI mori vendimin prej një viti për të qenë në opozitë, jo se s’na pëlqente pushteti, por LSI nuk mund të rrijë në qeverisje me bandat.
Janë dy mundësi ose të rrokullisemi në llumin e Edi Ramës, ose të ngrihemid he ti japim shpresë këtij vendi. Rama është njeriu që ka jetë gjatësinë më të madhe në pushtet dhe por ikja e tij do të jetë shumë e dhimbshme. Atë populli do e largojë se ai nuk e ka frikën e opozitës, por frikën e popullit.”, tha Kryemadhi.
Ajo ka folur dhe për ngjarjen e fundit në Bllok ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosë dy të tjerë.
“Kur pini kafe apo një ujë në Bllok mos harroni të merrni me vete jelek antiplumb. 100 metra larg zyrës së kreut të parlamentit ndodh një luftë bandash. Mund të përmendim raste pafund, raste të pazbuluara apo mijëra raste kur kriminelët janë të identifikuar por nuk ndalohen. Folën për reformë, por kjo reformë jo vetëm që u kap nga Edi Rama por po përdoret si mundësi për të mbuluar krimin e organizuar”, deklaroi Kryemadhi.