Shkruan në Facebook kantautori shkodran Sidtrit Bejleri: Motra dhe vëllezër, lajmet e mrekullueshme duhen shpërndarë edhe më shumë, kur hallet marrin zgjidhje!!!
Motra jonë Erkanda nga Shkodra, po niset për udhëtimin dhe kurimin që ju ia mundësuat, sepse pas vështirësisë vjen lehtësimi, dashtë Zoti! Ajo me durimin, dashninë dhe shpresën që e ka mbrujtur gjithë këto kohë na përshëndet të gjithëve: “Zoti ju shpërbleftë! Kurrë nuk do t’jua harroj këtë mirësi që dhuruat për mua!”.
Edhe ne nuk do ta harrojmë në lutjet tona: “Zoti të shëroftë me shërim të plote dhe jetofsh që të rritësh fëmijë të denjë e të mbarë si shqiptarët model që nuk të lanë vetëm!” Amin!
LEXONI EDHE: Ndodh mrekullia shqiptare e radhës, grumbullohen fondet për kurimin e nënë Erkandës nga Shkodra…faleminderit!