Një ngjarje e rëndë raportohet në Koplik të Malësisë së Madhe. Një shtetas i huaj është konstatuar i pajetë në afërsi të një pallati 3-katësh në dalje të qytetit.
Ka qenë një qytetar ai që ka konstatuar trupin e pajetë dhe ka njoftuar menjëherë policinë. Uniformat blu të shumta janë tashmë në vendin e ngjarjes. Ngjarja është verifikuar rreth orës 21.45.
Ndërkohë, pritet që nga Shkodra të mbërrijnë në Kopli ekspertë për të zbardhur ngjarjen e rëndë. Mbase mund të jetë edhe vdekje natyrale për shkak të temperaturave të larta por vetëm ekspertiza do ta japë versionin e saktë të ngjarjes.
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 20:50, jashtë një banese të braktisur në afërsi të stadiumit Koplik, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune një shtetas rreth 30 vjeç, dyshohet shtetas sirian.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të vdekjes si dhe identifikimin e këtij shtetasi. /ShkodraWeb/