Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Kamëz, ku u keqtrajtua dhe u fut pa dëshirën e tij në një makinë një person. Raportohet se është përballur me këtë situatë të jashtë çdo normaliteti shtetasi Jak Prenga.
Siç raportohet dy persona të maskuar e kanë futur me forcë në makinën e tyre 49-vjeçarin Prenga dhe janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:44, në rrugën “London”, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe gjetjen e personit të marrë peng.