Është mësuar identiteti i personit që është arrestuar për vrasjen e Elis Rroshkodolit në Shkodër. Bëhet fjalë për Xhuliano Malo 26-vjeç, ndërsa 3 të tjerë bashkëpunëtorë në krim, janë shpallur në kërkim.
Po kush është Xhulio Malo?
Ai është i lindur në Lazarat dhe u arrestua në vitin 2015 nga policia pas vrasjes së efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha.
Në momentin e kapjes në atë kohë Malos iu gjetën një sasi e madhe municionesh në automjetin që ai drejtonte.
Malo i dha dëshmi të rëndësishme policisë për sulmin ndaj RENEA-s, duke treguar se autorët e vrasjes së Ibrahim Bashës janë vëllezërit Alban dhe Arbion Aliko së bashku me një person tjetër.