Një i ri u ekzekutua me armë zjarri orët e para të së martës në Dibër. Burime zyrtare sqarojnë se viktima është 32-vjeçari Elsi Kosiqi. Ai u vra rreth orës 01:30 në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Maqellarë. Kosiqi mësohet se sapo ishte kthye nga Maqedonia.
Ai kishte parkuar makinën dhe po mbyllte portën e shtëpisë kur u ekzekutua me armë zjarri, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Deri në këto momente, autoritetet policore kanë shoqëruar disa persona, megjithatë nuk ka ende një të dyshuar apo pistë zyrtare për vrasjen e të riut.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli, si dhe po krihet e gjithë zona për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij krimi. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova të mundshme që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet.