Mes mjekëve të arrestuar është edhe kardiologu Luan Dragusha. Dragusha u bë i njohur në mediat shqiptare vitin e shkuar pasi zgjodhi të kthehej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu shërbyer qytetarëve të Shkodrës. Burimet bëjnë me dije se Dragusha u kthye dhe me kthimin e tij, 120 pacientë kanë marrë shërbimin e koronografisë.
Mbi Dragushën është vendosur masa e arrestit me burg si edhe e pezullimit nga detyra. “Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Luan Dragusha mjek (caktuar dhe ekzekutuar)”,-thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Me 27 gusht 2016, në Spitalin Rajonal të Shkdrës u realizua koronarografia e parë, ku dr. Luan Dragusha ishte pjesë e grupit të mjekëve. Asokohe, lajmi “mori dhenë”, duke u konsideruar si një nga arritjet më të mëdha të mjekësisë në rajonin e Shkodrës. Nga ajo ditë, pacientë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, madje edhe nga jashtë vendit, erdhën në Shkodër duke i besuar aftësive të dr. Dragushës.