Prova të reja janë gjetur në dosjen e atentatit ndaj prokurorit Ndoja në datë 1 nëntor në Shkozet të Durrësit. Një tjetër person mësohet se është identifikuar si i implikuar në pl.agosjen e trefishte të prokurorit Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku dhe mikut Landi Muharremi (Rrumi).
Prokurorët që po merren me këtë çështje kanë sekuestruar edhe telefonin e kolegut të tyre Ndoja që ndodhet në spitalin e Durrësit në gjendje të mirë. Po kështu janë sekuestruar edhe telefonat e Muharremit, i njohur me pseudonimin “Rrumi” dhe shoferit Maloku.
Ky i fundit është personi i vetëm deri tani i vënë në pranga për këtë ngjarje të rëndë. Ai nuk ka pranuar akuzat por pavarësisht kësaj u la në burg ditën e mërkurë. Hetuesit po ashtu dyshojnë se ditën e ngjarjes autoret nuk e kane ndjekur automjetin që përdoren për shkak se nuk i është hapur bagazhi ku kishin lënë shishet me benzinë.
Ndërkohë, burime për Vizion Plus bënë me dije se në pyetje është marrë është një personazh i njohur i showbiz-it, që rezulton të kishte komunikime të shpeshta me 34 vjeçarin Redjan Rraja. Ndonëse burimet kane qenë të rezervuara për të treguar emrin, bëhet fjalë për një vajzë modele që ka qenë 2 vitet e fundit shumë aktive në televizionet shqiptare.