Dritan Gjika ngre në këmbë policitë e gjithë botës për të grumbulluar ngarkesat e pafundme që ka nisur nga Amerika Latine në drejtim të Europës. Djali nga Shkodra doli në skenë rreth një vit më parë, ndërsa konsiderohet një nga lidhjet më të fuqishme të karteleve të kokainës që nisin tonelata nga Kolumbia, kalojnë nëpër portin e Guayaquil-it dhe përfundojnë në portet e vendeve të BE-së.
Në fakt ka qenë një nismë policore spanjolle që ka sinjalizuar tonelatat e kokainës që priteshin të vinin në drejtim të Spanjës dhe Belgjikës, ndërkohë që edhe policia jonë pretendon që ka marrë pjesë në operacion.
Por rrjeti i transportit të kokainës, në vendin tonë prej kohësh hyn me ngarkesat e bananeve, apo edhe të frutave të tjera ekzotike, duke u bërë të ligjshme, në një farë mënyre. Por rastin i Dritan Gjikës, një emër krejtësisht i panjohur në vendin tonë, u duke se ‘mbiu’ pas largimit nga Guaya e Dritan Rexhepit, një tjetër bos droge, që ka vënë në lëvizje Interpolin e disa shteteve të fuqishme të Europës, përfshirë edhe vetë Ekuadorin, vendi që e arrestoi dhe më pas e liroi me kusht, por që vlonjati u largua ku edhe u arrestua në Turqi.
Nëse për Rexhepin, Turqia ka dhënë të drejtën që të ekstradohet drejt vendit tonë, ku do të gjykohet për rrëmbimin, vrasjen e Jan Prengës, Dritan Gjika është ende i paarrestuar edhe pse kërkohet tashmë në të gjitha shtetet e Amerikës Latine.
OPERACIONI
Një rrjet i trafikut të drogës nga Ekuadori drejt vendeve të BE-së është goditur nga policia spanjolle në koordinim me Europol, ku mori pjesë edhe policia e shqiptare si dhe SPAK, ndërsa trafiku i kokainës thuhet se drejtohej nga një shqiptar. Bëhet me dije se bëhet fjalë për Dritan Gjikën, i cili drejtonte trafikun e drogës nga Kolumbia në Ekuador e më pas drejt vendeve të BE-së. Gjika është ende në arrati, ndërsa policia thotë se ka dyshime se ai mund të ‘fshihet’ në Dubai. Në kuadër të këtij operacionin ndërkombëtar të koduar ‘La Pampa’, janë arrestuar 31 persona, në Spanjë dhe Ekuador, sekuestruar 25 makina, 10 armë zjarri, pajisje elektronike me vlerë rreth 13 milionë euro dhe afro 3 milionë ‘cash’ në valuta të ndryshme dhe pasuri të sekuestruara me një vlerë totale prej rreth 48 milionë euro.
‘Më 6 shkurt, një hetim i udhëhequr nga Spanja që përfshinte Ekuadorin dhe i mbështetur nga Europol, rezultoi në një goditje të madhe në një rrjet të trafikut të drogës me rrezik të lartë që furnizonte kokainë në BE. Për të mbështetur aktivitetet në terren në ditën e aksionit, Europol dërgoi dy ekspertë në qendrat koordinuese të ngritura në Marbella, Spanjë dhe Quito, Ekuador. Europol financoi gjithashtu vendosjen e dy hetuesve spanjollë në Ekuador për të mundësuar koordinim të mëtejshëm midis autoriteteve kombëtare në terren në Ekuador dhe Spanjë’- njofton Europol.
GJIKA BASHKËPUNON ME NJË ITALIAN
Europol bën me dije se hetimi nisi për një biznesmen italian me orgjinë nga Argjentina me banim në Mabella. Nga hetimet ka rezultuar se trafiku i kokainës nga Kolumbia në Ekuador dhe më pas në BE drejtohej nga një shqiptar, i cili ishte lidhur me biznesmenin italian. ‘Autoritetet ligjzbatuese nisën një hetim për një biznesmen italian me origjinë argjentinase me banim në Marbella.
Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se këto kompani përdoreshin për fshehjen e aktiviteteve kriminale dhe transaksioneve financiare. Autoritetet identifikuan lidhjen kriminale të biznesmenit me një shtetas shqiptar me banim në Ekuador. Shtetasi shqiptar orkestroi importimin e kokainës nga Kolumbia në Ekuador dhe shpërndarjen e saj më pas në BE. Informacionet operative tregojnë se biznesmeni kishte një marrëveshje kontraktuale me furnitorët kolumbianë për të marrë 4 ton kokainë çdo muaj në Ekuador.
Organizata kriminale punësoi kompani ekuadoriane frutash si një front për të importuar kokainën në BE, duke përdorur metoda të ndryshme transporti. Shpesh, sasi më të vogla kokaine fshiheshin brenda dërgesave me banane, që varionin nga 15 deri në 40 kg. Pavarësisht sasive të ndryshme, kompania mohoi vazhdimisht çdo përfshirje në aktivitetet e trafikimit. Organizata organizoi transportin e ngarkesave të mëdha të kokainës nga porti i Guayaquil drejt portit të Algeciras dhe porteve të tjera evropiane.
Sipas Europol, drejtuesi i rrjetit kriminal, luajti rol kryesor në pastrimin e aseteve kriminale, duke investuar në biznese të ligjshme në Spanjë. Ai menaxhoi disa kompani të fokusuara në prodhimin dhe importimin e bananeve nga Ekuador në BE, si dhe biznese të tjera si qendra tregtare, bare e restorante. Sipas Europol gjatë hetimit autoritetet ligjzbatuese në Shqipëri, Belgjikë, Ekuador, Holandë dhe Turqi sekuestruan disa ngarkesa të konsiderueshme kokaine në total 3.2 ton. Gjatë hetimit, autoritetet ligjzbatuese në Shqipëri, Belgjikë, Ekuador, Holandë dhe Turqi sekuestruan disa ngarkesa të konsiderueshme kokaine në total 3.2 ton.
Drejtuesi i rrjetit kriminal luajti një rol kryesor në pastrimin e aseteve kriminale nëpërmjet investimit në biznese të ligjshme në Spanjë. Ai menaxhoi disa kompani, duke përfshirë një të fokusuar në prodhimin dhe importimin e bananeve nga Ekuadori në BE, si dhe qendra sportive në Marbella, qendra tregtare në Granada dhe bare dhe restorante të shumta. Shumë nga bashkëpunëtorët e tij kryesorë kishin lidhje të forta me Ballkanin Perëndimor dhe menaxhonin rrjetin e shpërndarjes, i cili ishte i përhapur në të gjithë Evropën.
VLERAT E TRAFIKUT
Operacioni kishte në shënjestër dy drejtuesit të këtij rrjeti kriminal. Të dy liderët kishin orkestruar trafikun e drogës dhe pastrimin e të ardhurave të konsiderueshme kriminale në ekonominë legale përmes blerjes së pronave, automjeteve luksoze dhe mallrave. Deri më tani, hetuesit kanë lidhur objektivat me transaksionet financiare që arrijnë në 48 milionë euro në të gjithë Ekuadorin dhe Spanjën.
Europol lehtësoi shkëmbimin e informacionit dhe ofroi mbështetje gjatë rrjedhës së këtij hetimi të përbashkët. Europol gjithashtu ofroi analiza operacionale, inteligjencë operacionale dhe aktivitete të koordinuara operacionale, njofton Europol. Drejtoresha Ekzekutive e Europolit Catherine De Bolle vlerësoi operacioni dhe tha se ky operacion i përbashkët tregon vendosmërinë për të shkatërruar kartelet e drogës.
‘Trafikimi i kokainës është një kërcënim, jo vetëm për shëndetin e evropianëve dhe ekonominë tonë, por edhe për sigurinë e lagjeve tona, pasi dhuna e bandave po bëhet gjithnjë e më e dukshme në komunitetet tona. Kjo ditë e përbashkët e veprimit është një shembull tekstual se si një koalicion ndërkombëtar i agjencive të zbatimit të ligjit, i koordinuar nga Europol, mund të pengojë me sukses aktivitetet kriminale globale dhe të organizuara. Në tetor, nënshkrova një marrëveshje pune me Ekuadorin për të rritur shkëmbimin tonë të informacionit, veçanërisht në fushën e trafikut të kokainës. Operacioni i sotëm i përbashkët midis Ekuadorit dhe Spanjës, i mbështetur nga Europol, është një deklaratë e fortë e vendosmërisë sonë të përbashkët për të shkatërruar kartelet e drogës”, – tha ajo.