Teuta mori një fitore 1-0 ndaj Vllaznisë kryesues. Një 3 pikësh me shumë vlera që u vendos nga një supergol i Bregut në pjesën e parë. Në fund të ndeshjes për “Gol pas Goli”, trajneri I Teutës, Edi Martini u shpreh:
Akuzat e trajnerit të Vllaznisë? “Ai ka të drejtën e tij të thojë çfarë të dojë. Në minutat e fundit ngaqë pësuam gol ndaj Kukësit na ndjek pak dhe unë nuk mendoj se ishin simulime. Ishte një ndeshje nervoze ku të dyja ekipet kërkojnë pikë, por jam I sigurt që edhe Vllaznia njësoj do të bënte po të ishte në avantazh.
Pjesa e parë foli për ne edhe pse nuk jam shumë i kënaqur, por trysnia për pikë i ka këto gjëra. Në pjesën e dytë dua t’i bëj komplente Vllaznisë pasi në vuri në vështirësi dhe nuk la hapësira. E dinim që këto 3 pikë janë me shumë vlera pasi nëse nuk fitonim Vllaznia do të na nxirrte nga rruga për titull”.
Gara për titull? “Është luftë e fortë, kush gabon më pak në ndeshjet e dyta edhe pse nuk ka ndeshje të lehtë duke parë Partizanin që barazoi në Fier. Me përjashtim të Kukësit dhe Kastriotit që nuk pretendojnë as para as prapa, mendoj se gjithë ekipet e tjera pretendojnë për pikë si për titull ashtu edhe për mbijetesë”.
Ritmi për 90 minuta? “Kishim dy raste ku mund të pësonim gol pasi Vllaznia doli me shumë forca në sulm. Te pasi i fundit kishim mundësi ta mbyllnim dhe ky është një difekt që nuk e kemi tani. Jam i kënaqur me 3 pikë, me luftën dhe grintën e lojtarëve sot”.