Gazetarja e njohur e kronikës Klodiana Lala, ka përcjellë në faqen e saj zyrtare në Facebook një informacion lidhur me një pajtim mes dy personazheve në hasmëri prej kohësh me njëri- tjetrin.
“Dy personazhe te njohur ne veri ne vendit ne perplasje te forte prej kohesh me njeri-tjetrin kane vendosur te pajtohen. Me ndermjetesine e nje politikani vendor dhe ne pranine e burrave te te dy fiseve kane shkuar ne Kishe.
Aty kane “firmos” paktin e pajtimit. Me gjase sdo te kete me atentate me drone apo avione.”, shkruan Klodiana Lala. Ajo nuk ka dhënë detaje, por disa gjëra mund të zbulohen mes rreshtave.
Koncepti i “pajtimit në kishë”, është element nga Kanuni. Përgjithësisht, ky lloj pajtimi bëhet mes dy familjave katolike, të cilat betohen para Zotit, priftit dhe dëshmitarëve se do të heqin dorë nga hakmarrja. Nëse ka hapësirë, “bëhet be”, duke vënë dorën mbi Bibël, e në disa raste, dy pjestarë nga familjet në hasmëri, bëhen “probatinë” ose vëllezër gjaku.
Politikani vendor që përmend Lala, është si ndërmjetës- garantues por edhe negociator mes personave, familjeve apo fiseve në hasmëri. Zakonisht, ai është një pajtimtar, burrë i njohur dhe me reputacion, i urtë dhe mundësisht me “mend plaku”. Me shumë mundësi, mund të jetë kryebashkiak ose deputet.
Duke njohur pak a shumë këto tradite por edhe ato që mund të konsiderohen “indicie” të pakta të gazetares Lala, zona ku është arritur ky pajtim, me shumë mundësi është qarku i Lezhës. /ShkodraWeb/