Miratohet me 77 vota pro marrëveshja Shqipëri-Itali për të emigrantët. Marrëveshja e cila parashikon ngritjen e kampit të emigrantëve mori dhe 3 votat e PDIU, parti në opozitë.
“Italia një shtet mik, e kemi pasur në krah dhe duhet ti jemi në krah ” tha kryetarja e grupit të PDIU-së Mesila Dode duke treguar arsyen pse deputetët e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet bashkuan votat me mazhorancën për votimin e Marrëveshjes me Italinë për emigrantët.
Ndërkohë me 74 vota pro u hoq nga rendi i ditës votimi i amnistisë penale pasi nuk u arrit konsensusi.
Pr/ligji për aministinë penale për tu miratuar duhen 84 vota të cilat në seancën e sotme PS nuk i kishte, ndërkohë nuk përjashtohen ‘negociatat me partitë e vogla’ për të arritur votat.
Me 74 vota u miratua ligji ‘Për zonat e mbrojtura’. Seanca zgjati vetëm 8 minuta pasi Rithemelimi vijoi skenarin me zhurmues por kjo nuk ndaloi votimin.