Me 83 vota të mazhorancës u miratua sot në Kuvend ngritja e Komisionit të Posaçëm hetimor lidhur me akuzat e Dick Marty-t për krimet e pretenduara të luftës. Ndërkaq kundër votuan 10 deputetë, ndërsa 10 të tjera abstenuan.
Në projektvendim thuhet: “Për ngritjen e komisionit të posaçëm të Kuvendit Për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Dick Marty mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur, përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtëquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë”.