Më parë, njerëzit mund të postonin foton tuaj në Facebook dhe në rast se nuk ju bënin ‘tag’ (etiketim) rastiste që të mos e merrnit vesh kurrë se fytyra ju qarkullonte në internet. Por Mark Zuckerberg dhe skuadra e tij u kujdes për këtë problem. Photo Review (Rishikim i fotografive) është ndër risitë më të reja të Facebook-ut, e cila ju regjistron tiparet e fytyrës dhe për çdo fotografi të postuar nga të tjerët, ju njoftoheni direkt.
Ky tipar i ri i Facebook-ut u projektua për t’i dhënë njerëzve më shumë kontroll në privatësinë e tyre. Zgjedhja është në dorën tonë: mund të etiketojmë veten, ta lëmë foton siç është ose të kërkojmë fshirjen e saj përmes raportimit (Report). Pra, me Photo Review do të monitorojmë komentet, s’do kemi asnjë foto pa leje nëpër rrjetin social dhe më në fund do t’i themi lamtumirë postimeve ku s’na pëlqen vetja. /Burimi: TechCrunch/