Ky është urdhri zhgarravinë i Gjykatës Administrative Tiranë që ndalon avokatët nga përdorimi i mjeteve të punës sikurse janë edhe telefonat e zgjuar ose smart siç e thonë këto që dinë anglishten, por jo siç duhet shqipen.
Sot unë dhe shumë kolegë përdorim aplikacione mobile për kalendarin dhe shumë sisteme të tjera ndihmëse të teknologjisë si mjete ndihmëse për punën. Në një gjykatë ku gjykohen çdo ditë pavleshmëritë dhe paligjshmëritë e akteve administrative, vetë gjykata bën aktin më flagrant absolutisht të pavlefshëm dhe kufizon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut me akte zhgarravina jo në përputhje jo me ligj dhe as me Kushtetutën e RSH duke cënuar lirinë e ushtrimit të profesionit të avokatit por jo vetëm, në kufijtë e shkeljes së rëndë administrative e deri në shpërdorim detyre.
Gjithë bota shkon drejt teknologjisë, gjykatat tona kthehen mbrapa tek zhgarravinat e letrave të bakallit. Në ditët në vijim do kërkohet revokimi dhe nëse nuk pranohet do bëhet padi duke përfshirë angazhimin e Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë, nga e cila sapo mu konfirmua që i është komunikuar KLGJ- së ky shqetësim.
Ky rast tregon që në vendin tonë duhet të protestosh çdo sekondë të jetës, të bësh padi e ankesa çdo ditë dhe prap nuk do mjaftonin që të zgjidheshin problemet e shëmtuara si ky…
Çdo koleg është i ftuar t’i bashkohet nismës për të kundërshtuar këtë akt që njofton që akte të ngjashme dhe më të rënda do dalin në vijim… /Publikuar në Facebook nga Jordan DACI, avokat/