Vllaznia ngeli me 9 lojtarë në fushë teksa u mposht me rezultatin minimal 0-1 nga Egnatia në Rrogozhinë. Pas sfidës foli edhe trajneri i shkodranëve, Qatip Osmani.
“Ky rezultat na jep shpresa për ndeshjen e dytë. Në fillim e nisëm mirë dhe më pas u tërhoqëm në bllok por pa tendencë për të shkuar përpara. Por dhe kundërshtari e bëri të vetën për qarkulluar topin. U munduam të vendosnim bllokun me sulme të shpejta me Grudën dhe Malën dhe të rrezikonim portën por diccka nuk shkoi si duhet.
Dy lojtarë të rëndësishëm e mendova kur morën kartonët do mundohemi me zëvendësime të mos ndjehet shumë mungesa e këtyre dy lojtarëve si Stojanoviç dhe Hakaj. Duhet pozitivisht të mendojmë edhe pse janë dy lojtarë të rëndësishëm për ekipin tonë është një lojë kur duhet të konsolidohemi nuk duhet të bëjmë gabimet dhe ta presim sa më të gatshëm ndeshjen e dytë”, tha ai për MCN TV”.