E përditshmja amerikane, The New York Times ka raportuar të hënën se disa hulumtues në Nju Jork kanë identifikuar personin e parë të infektuar për herë të dytë me korona virus.
“Një pacient i ri dhe me shëndet është infektuar me korona virus për herë të dytë, pas 4 muajsh e gjysmë prej kur është diagnostikuar për herë të parë”, kanë thënë hulumtuesit në Hong Kong.
Ky raport përbën shqetësim, sepse sugjeron se imuniteti ndaj koronavirusit mund të zgjasë vetëm disa muaj te disa njerëz, raporton kjo gazetë. Sipas hulumtuesve, 33-vjeçari ka pasur simptoma të lehta në herën e parë të infektimit derisa në herën e dytë nuk ka pasur asnjë problem.
Hera e dytë e tij e infektimit është zbuluar kur është kthyer pas një udhëtimi nga Spanja, raporton Rel. Disa ekspertë kanë thënë se marrë parasysh miliona raste të infektuara me koronav irus deri më tani, nuk është e papritur që disa persona të infektohen sërish pas disa muajve.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 23,462,707 persona janë prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton korona virusi. Prej tyre, 809,484 kanë ndërruar jetë.